Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, është shpallur e pafajshme nga Gjykata e Posaçme për akuzën e shpifjes ndaj biznesmenes Vilma Nushi.
Seanca gjyqësore u zhvillua këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku të dyja palët, Vokshi dhe Nushi, ishin të pranishme dhe u përfaqësuan në sallë nga avokatët përkatës.
Pas shqyrtimit të çështjes, gjykata vendosi të rrëzojë padinë dhe të shpallë deputeten Vokshi të pafajshme.
Pas seancës demokratja Albana Vokshi theksoi se vendimi i GJKKO-së vërtetoi akuzat e saj ndaj Vilma Nushit dhe rolit të sak në koncensionet në Shëndetësi.
Deputetja demokrate Albana Vokshi foli sot për mediat pasi GJKKO e shpalli atë të pafajshme për shpifje ndaj Vilma Nushit lidhur me koncesionet e shëndetësisë.
Më tej Vokshi theksoi se beteja e denoncimeve do të vazhdojë deri sa çdo person që ka vjedhur para nga shëndetësia të shkojë para drejtësisë.
“Depozitova sqarova edhe një herë duke vënë në dispozicion të gjykatës të gjithë dokumentacionin zyrtar.
Vërtetova që çdo thënie e imja qendron dhe ka qenë e vërtetë. Vilma Nushi në një moment të caktuar nervozohet çuditërisht pasi unë përmenda faktin se ajo ka qenë sponsore e Edi Ramës.
Nuk di se çka për tu nervozuar për të pranuar që ka qenë sponsore. Gjyqtarja për shkak të reagimit të saj të papërshtatshme e përjashtoi për disa minuta nga salla.
Beteja vazhdon deri sa çdo kush që ka abuzuar me paratë e shëndetësisë të shkojë para drejtësisë. Kjo fitore për mua është…e vërteta vonon por nuk harron“, tha Vokshi.




