Kryetari i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Ai thotë se Edi Rama nuk ka ndërtuar një shtet “efikas dhe efiçent”, ndaj sot vendi po digjet, ndërkohë që të vetmit që luftojnë janë zjarrëfikësit, duke u vetë-sakrifikuar.
“Shqipëria digjet çdo vit e më shumë. Qeveria kapet çdo vit e më e papërgatitur. E dini pse?
Edi Rama ka 12 vjet që qeveris në emër të parimit kontradiktor: punojmë duke vjedhur dhe vjedhim duke punuar.
Në fakt punës i ka mbetur vetëm guna. Ai dhe skota e bashkëhajdutëve të tij nuk kanë arritur të ndërtojnë një shtet efikas dhe eficient, me organizim racional pune dhe të përgjegjshëm përpara qytetarëve. Në këtë kaos, i vetmi ngushëllim janë sakrificat individuale të punonjësve që luftojnë me duar kundër flakëve”, shkruan Qori.




