Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar ndaj situatës së brendshme në Partinë Demokratike.
Në një postim në rrjetet sociale, Açka shkruan se PD-ja është futur në një “hall” nga i cili nuk di të dalë dhe se partia duhet të nisë nga e para.
Sipas saj, nga kjo gjendje e opozitës, Shqipëria po përballet me një “depresion shoqëror”.
Postimi i plotë:
Mos u fshihni më pas gishtit
“PD juaj ka rēnë në një hall që nuk ia del ta zgjidhë dot, ndaj duhet të nisë nga e para.”
Prej kësaj PD-je të ndryshkur, Shqipëria po shkon në Depresion Shoqëror. Komunistëve po iu bëhen 80 vjet në pushtet dhe shqiptarët kanë marrë sytë kēmbët! A kemi më moral?
Çështja është: a ka elitë PD-ja?
Çështja është: a do ta durojnë demokratët këtë lloj elite qē kanë?
Në zgjedhje duruan…
Por zgjedhjet kanë mbaruar, ka kohë që kanë mbaruar, or të uruar!




