Shuhet aktori i mirënjohur Enver Petrovci

0
24

Ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare aktori i mirënjohur, Enver Petrovci.

Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Ishte aktor dhe regjisor.

Fillimisht ai studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

Ai la pas një karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212”, duke u vlerësuar si një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe.

Pas mbarimit të luftës në 1999-ën vijoi me sukses karrierën e tij artistike në Kosovë, Shqipëri por edhe më gjerë.

Zjarr Tv Ad