Partia Demokratike i drejton 7 pyetje Edi Ramës

0
136

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka vijuar me akuzat e opozitës kundër kryeministrit Edi Rama lidhur me një trafik që pretendohet se ka ndodhur në Aruba, me personazhe të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Sipas Balliut, në hetimin e Prokurorisë belge të vitit 2024, emri i Ramës del i përfshirë në bisedat e baronëve shqiptarë të drogës, të pranishëm në një samit të organizuar në Aruba, Antilet Holandeze.

“Në një hetim të Prokurorisë belge të vitit 2024, Edi Rama dilte sërish ‘i fotografuar’ në bisedat e baronëve shqiptarë të drogës te pranishëm në samitin e Arubas. Po ashtu dilte edhe shtetasi Artur S., i njëjti që figuron si aktor kryesor edhe në interceptimet e shërbimeve italiane, të sapozbuluara në një libër bestseller në Itali të gazetarit Nello Trochia, botuar nga shtëpia e famshme ‘Rizzoli’. Në dosjen belge flitej edhe për një dhuratë luksoze, e ngjashme me verën ‘Romanee Conti’, por me një vlerë 10 herë më të madhe: një ore me kosto faraonike, 400 mijë euro. Po në atë dosje përmenden edhe Antilet holandeze, pra Aruba, që del qartë edhe në dosjen italiane të risjellë nga gazetari Trochia.”, deklaroi Balliu.

Balliu thotë se ka disa pyetje për t’i drejtuar kryeministrit Edi Rama në emër të Partisë Demokratike dhe në interes të publikut.

Pyetjet e tij:

A kishte me vete orën 400 mijë euro gjatë takimit në Aruba?

A ishte prezent dhuruesi i saj dhe çfarë marrëveshjesh apo dhuratash të tjera janë shkëmbyer mes tyre?

A i është shprehur falënderimi për orën dhe a e ruan atë në koleksionin e tij privat në Surrel?

Kush e ka shoqëruar në këtë takim dhe si janë ndarë përqindjet për ndërtimin e një “super-kulle” në zemër të Tiranës, e cila lidhet me bizneset e karteleve të drogës?

A ka lidhje mungesa e tij në Asamblenë e OKB-së në Neë York me pjesëmarrjen e tij në këtë samit të dyshuar?

Në fund të deklaratës së tij për mediat, Balliu ka paralajmëruar se këto pyetje dhe fakte do të sqarohen më në detaje në seancat e ardhshme parlamentare, duke kërkuar përgjegjësi dhe transparencë për këto akuza shumë serioze që përfshijnë figurën e kryeministrit.

Zjarr Tv Ad