Tuesday, September 8, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Tragjike në Tropojë, 4 punonjës të bashkisë i zë korrenti, dy humbin...

Tragjike në Tropojë, 4 punonjës të bashkisë i zë korrenti, dy humbin jetën dhe 2 në gjendje të rëndë

0
74

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Tropojë, ku katër punonjës të Bashkisë dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në rrugën e Dubravës.

Sipas informacioneve paraprake, dy prej punonjësve, dyshohet se kanë humbur jetën, ndërsa 2 punonjësit e tjerë raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve pranë linjave elektrike, në një zonë ku vetëm pak ditë më parë qytetarët kishin ngritur shqetësime për prerjen e pemëve dhe rrezikun që mund të shkaktonin punimet pranë rrjetit të energjisë.

Zjarr Tv Ad