Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të pyetet në SPAK ditën e nesërme në orën 10:00 për ngjarjet e 21 janarit 2011.
Ka qenë vetëm Meta, i cili javë më parë kërkoi të dëshmonte në lidhje me “21 janarin”.
Prej më shumë se 1 viti ish-Presidenti i Republikës ndodhet në paraburgim, teksa përballet me disa akuza të ngritura nga ana e SPAK.
Më herët për demonstratën e 21 janarit 2011 janë pyetur nga SPAK emra si Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Bamir Topi.




