85 votat e deputetëve në Parlament e bënë Endrit Shabanin Avokat të Popullit ndërsa në fund të votimit në seancë plenare, zgjodhi të përshëndeste ligjvënësit me një puthje.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Shabani tha se puthja me dorë ishte thjesht një përshëndetje. Pse kjo zgjedhje? Për Endrit Shabanin ka shumë kuptim. Në sallë, ai tha se ndodhej e fejuara e tij dhe familjarë të tij.
Sakaq, Endrit Shabani tha se ceremonia nuk shkoi ashtu siç duhet, por pavarësisht flakadanëve të demokratëve në sallën e Parlamentit, u shpreh mjaft mirënjohës që i dhanë firmën për ta mbështetur.
“Nuk mund të vendosësh, kur unë jam këtu. Ajo është një përshëndetje. Në atë sallë nuk ishin vetëm deputetë të opozitës, por dhe familjarë të mitë. Ishte e fejuara ime.
Supozohej të ishte një ceremoni, përshëndeta me një puthje. Ishte një përshëndetje. A jam mirënjohës i deputetëve të opozitës? Po, jam. Pa firmat e tyre nuk do isha. Përshëndetje pas një ceremonie votimi. Nuk ishte ceremoni normale“, tha Shabani.




