Fermerët e përmbytur të Maliqit përplasen me zyrtarët në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

0
0

Këtë të hënë u mbajt mbledhja e Këshillit Bashkiak në Maliq, e organizuar për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet e muajit nëntor 2025.

Prezentë në mbledhje ishin edhe fermerë të kësaj bashkie, të cilët debatuan me drejtuesit e kësaj bashkie, lidhur me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e para.

Sipas tyre, numri i fermerëve të prekur është i madh dhe dëmet janë shumë të konsiderueshme në prodhimet bujqësore të cilat iu janë shkatërruar.

Julian Guri , një prej fermerëve potencialë në territorin e bashkisë Maliq, ju bën thirrje fermerëve për rezistencë.

“Asnjë nuk duhet të lëvizi që këtu, ne duam përgjigje konkrete, le të vijë kush të dojë, çfarë do bëhet. Ku janë dëmshpërblimet?”, thotë fermeri.

Në përfundim të mbledhjes pritet të shihet se çfarë do të vendoset për këtë çështje.

“Me polici hajde na nxirrni, se ne nuk ikim që këtu. Asnjë s’do lëvizë nga këtu, lajmëroni kë të doni, duam përgjigje konkrete. Kam 1 muaj e gjysmë që kur ju kam lajmëruar, keni matur edhe tokat po dëmshpërblimet ku janë? Do na jepen apo jo që të dimë të vazhdojmë me protesta se rrugë tjetër ska. Ne duam përgjigje, ça do bëni me ne?!”

Zjarr Tv Ad