Ervin Salianji: Flamur Noka nuk kapërcen dot kufijtë shtetërorë!

0
0

Pas përplasjes në distancë që kanë patur në muajt e fundit, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar tonet ndaj sekretarit të përgjithshëm të kësaj force politike, Flamur Nokës, duke deklaruar se ky i fundit “nuk kapërcen dot kufijtë shtetërorë”.

Në një intervistë për Klan News, Salianji hodhi poshtë akuzat e bëra ndaj tij nga Noka që takimet atij “ia organizon krimi”, duke i cilësuar si të pabaza dhe duke theksuar se ai ka qenë një nga denoncuesit kryesorë të grupeve kriminale në vend.

Jacaj: Zoti Salianji, çfarë marrëdhënie keni me sekretarin e përgjithshëm të PD-së Flamur Noka, i cili ka patur deklarata dhe akuza të forta ndaj jush, që kulmuan në takimin e Elbasanit, për të cilin tha se është organizuar nga elementë të krimit.

Salianji: Në partitë politike…

Jacaj: Edhe ju keni bërë një reagim shumë të madh, duke thënë se Flamur Noka është aksidenti më i madh politik dhe pse PD ndodhet këtu ku është.

Salianji: Në partitë politike ka një parim, siç ka në jetën publike. Thuaje një akuzë dhe faktoje. Këto janë idiotësi, njerëz që janë akuzuar. Unë kam qenë denoncuesi më i madh i krimit, nga Suel Çela në Elbasan, tek Bajrat në Shkodër, tek Troplinët në Durrës, tek Xhafajt në Vlorë, tek çdo bandë kriminale në venmd. Unë jam deputeti që i ka denoncuar me emër dhe kam thërritur interpelanca për këta emra.

Disa kufij nuk kapërcehen, sepse nëse kapërcehen kufij të imoralitetit politik, siç është kjo, të akuzave të pabaza, unë nuk po them asnjë gjë, por nuk mund të vijnë akuza nga njerëz  që nuk mund të kapërcejnë dot kufij të tjerë shtetërorë.

Jacaj: Cilët kufij nuk kapërcen dot Flamur Noka?

Salianji: Kaq kisha për këtë rast. Nuk kam asnjë gjë personale me asnjë njeri. Nëse thuhen akuza, sepse personi që u akuzua në Elbasan, që ishte kryetar grupseksioni. Është akuzuar një njeri në Elbasan me emër dhe mbiemër dhe i reagoi ai personi dhe nxori foto me atë, me sekretarin e përgjithshëm të partisë. Kjo është dhe një akuzë e pacië në çdo dimension. Po unë kam qenë drejtues politik i PD-së në Elbasan. Po qe se e kanë dit këta. Për çfarë më çoi gjithë partia në Elbasan? Ngaqë paskam pas lidhje me krimin? Më çoi si luftëtar ndaj krimit, ndaj krimit. Unë jam njeriu simbol i luftës ndaj krimit të organizuar dhe i kostove që vijnë për shkak të përballjes me krimin e organizuar.

Jacaj: Nga ana gazetareske dua të ndalem pak. Nuk kapërcen dot kufijtë e tjerë, ka dy mundësi siç mund ta kuptoj unë, ose është një bllokim i ndalimit për të dalë jashtë vendit, ose ka aleatë strategjikë që i ndalojnë hyrjen.

Salianji: E kisha si metaforë, kështu që u kuptuam me metaforën.

Zjarr Tv Ad