Aktori Mehdi Malkaj: Shqiptarët nuk dalin në protesta sepse kanë frikë, luhet buka e gojës

0
0

Aktori Mehdi Malkaj, është shprehur se shqiptarët nuk dalin në protesta pasi kanë frikë nga ajo çfarë mund të ndodhi pas saj.

Aktori thotë se edhe kur i ka ftuar njerëzit ti bashkohen në protesta, siç ishte ajo për teatrin, njerëzit kanë refuzuar duke u shprehur se ata nuk kanë punë ti bashkohen, teksa ka theksuar se kanë frikë se u hiqet buka e gojës.

Nisur nga fakti se në protesta nuk dalin as aktorët, apo figurat publike, Malkaj thotë se ka kërcënime nga qeveria për pushime nga puna.

“Këtu ka një fjali të vogël me emër mbiemër dhe ndonjë mbushje, po nuk u vra kjo nuk bëhet gjë. C’më duhet mua, unë i kam thënë në protestën e teatrit, po ik ore c’më duhet mua sipas frikës së tyre. Mos të gënjejmë, është frikë, këtu lozet për bukën e gojës, baballarët thonë obobo. Ishte Enver Hoxha që kishte nenin 55 që thoshte mua mos më shaj se të burgos dhe të vras, ky thotë fol sa të duash por të nesërmen e ke të gjithë fisin të pushuar nga puna”,- është shprehur Malkaj në Top Story.

Zjarr Tv Ad