Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse, gjatë zgjedhjeve që priten të mbahen në pranverë, do të kandidonte përballë Ervin Salianjit. Berisha deklaroi se Salianji nuk është përjashtuar nga partia, por është vetëpërjashtuar me zgjedhjen që bëri.
Osman Stafa: Z.Berisha, në pranverë pritet që në PD të mbahen zgjedhje. Ju vet, e shpallni kandidaturën për kreun e PD, dhe nqs njëri prej, ndoshta rivalëve tuaj do të ishte Ervin Salianji, ju e konsideroni të përjashtuar, por a do pranonte PD kandidaturën e tij. Ju do kandidonit me të?
Sali Berisha: Një sqarim, nuk jam këtu për atë çështje, i vetëpërjashtuar.
Lexo nenin 24, është i vetëpërjashtuar.
Ua falin veten atyre, bëri zgjedhjen e vet.




