Mashtrim, drogë dhe armë/ ‘Le Iene’ rrëzuan integrimin dhe ekspozuan një strukturë më të frikshme se narko-shteti

0
0

Kur gazetarët e programit investigativ ‘Le Iene’ në Italia Uno nisën punën për të infiltruar një person brenda në një call-center mashtrimesh në Tiranë, kishin marrë disa instruksione se si funksionon këto skema në Qipro.

Por ajo që zbuluan në Tiranë do e tejkalonte edhe imagjinatën.

Nëse këto qendra telefonike në Qipro e organizonin aktivitetin e tyre skutave dhe në ilegalitet, në Tiranë ky mashtrim kryhej hapur, në mes të kryeqytetit, në zonën e tij më luksoze, i mbrojtur dhe stimuluar nga shteti.

Përpara se të niste ‘punën’, gazetari i informon se në Qipro, shifrat e mashtrimeve arrinin deri në 100 mijë euro. Por nga Tirana i mburren se këto shifra arrijnë deri në 1 milion euro për një person.

Në total ky mashtrim financiar gjeneronte më shumë se 25-30 milionë euro në muaj.

Gazetarët e ‘Le Iene’ bëjnë edhe akuzën shokuese: këto struktura përdoren për pastrim parash nga trafiku i drogës dhe armëve.

Në zemër të Tiranës, i infiltruari nis punën që konsiston në zhvatjen e qytetarëve europianë nga kursimet e tyre. Atyre u premtohen investime duke u fshehur pas emrave të mëdhenj të botës së financave.

Fillimisht qytetarët fusin vetëm 250 në këto platforma mashtruese. Atyre u tregohet një grafik që vjen duke i rritur investimet e tyre. ‘Konsulentët’ udhëzohen që grafiku të jetë i besueshëm, pra që të ardhurat të mos rriten me shpejtësi. Gradualisht viktimat e besojnë sistemin mashtrues dhe investojnë shuma të mëdha. Në momentin kur kërkojnë mbrapsht të ardhurat e fituara, gjithçka zhduket.

Gjurmimi i këtyre parave është jashtëzakonisht i vështirë pasi ato treten nëpër skema offshore.

Investigimi vazhdon pasi televizioni italian transmetoi vetëm një pjesë.

Ajo që dihet është se ky investigim i gjatë në kohë, por i guximshëm dhe i jashtëzakonshëm nga pikëpamja gazetareske, u dekonspirua nga autoritetet shqiptare.

Por edhe aq sa panë italianët, i ka bërë ata të besojnë deklaratën e prokurorit të Antimafies Italiane, Nicola Gratteri është më shumë se një narko-shtet.

Megjithatë investigimi i emisionit italian Le Iene, i realizuar nga gazetari Luigi Pelazza, nuk është thjesht një denoncim mediatik për mashtrime telefonike. Ai përbën një sinjal alarmi për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke ekspozuar boshllëqe serioze në kontrollin institucional dhe zbatimin e ligjit.

Pamjet e transmetuara tregojnë se call center-a që operojnë nga zemra e Tiranës janë përdorur për të mashtruar qytetarë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Gazetari i infiltruar sheh se si aty janë sektorët për të mashtruar italianët, spanjollët, francezët, gjermanët, etj. Kjo e zhvendos çështjen nga një problem i brendshëm në një problem ndërkombëtar, që prek drejtpërdrejt marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në.

Mashtrimet financiare, pastrimi i parave dhe aktivitetet ndërkufitare kriminale janë fusha ku Bashkimi Europian kërkon standarde të larta hetimi, transparence dhe ndëshkimi. Fakti që këto veprime, sipas investigimit, kanë bazë operative në Shqipëri, e vendos vendin nën vëzhgim të drejtpërdrejtë politik dhe institucional.

Në raportet vjetore të Komisionit Europian, Shqipërisë i është kërkuar vazhdimisht forcimi i luftës kundër krimit ekonomik dhe rritja e kontrollit mbi aktivitetet financiare. Rasti i denoncuar nga Le Iene shërben si shembull konkret i këtij dështimi.

Fakti më tronditës mbetet se këto struktura kriminale, të krijuara dhe të patronuara nga Amant Josifi dhe vëllai i kryeministrit shqiptar, Olsi Rama, vazhduan punën e tyre të pashqetësuara, madje duke zaptuar zemrën e kryeqytetit.

Kaq mjafton për të kuptuar se edhe në këtë rast, patronët e këtij krimi, që tejkalon edhe narko-shtetin, nuk janë prekur./Piranjat.al

Zjarr Tv Ad