Veliaj padit Presidencën dhe prokurorin Ols Dado: U emërua pa kryer Shkollën e Magjistraturës

0
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe prokurorit të SPAK që e hetoi, Ols Dado.

Në këtë padi, Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Dados si prokuror.

Sipas Veliajt, emërimi i Ols Dados në vitin 2008 është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi ai, sipas pretendimeve, është emëruar prokuror pa kryer Shkollën e Magjistraturës, një kriter i domosdoshëm ligjor për ushtrimin e këtij funksioni.

Veliaj thotë se Dado ka kaluar nga statusi i noterit direkt në atë të prokurorit, pa përmbushur kushtet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi në atë kohë.

Kujtojmë se Veliaj edhe më herët ka ngritur akuza ndaj prokurorit Dado, ndërsa i ka kërkuar ILD-së dhe KLP-së të nisin hetim ndaj tij dhe ta pezullojnë nga detyra.

Zjarr Tv Ad