Tubimi i opozitës, Berisha: 4 protestues u qëlluan me snajper

0
0

19 efektivë policie, një qytetar dhe deputeti demokrat Beldjon Nallbati mbetën të plagosur gjatë protestës së djeshme të PD në kryeqytet.

Por protestën e cila u mbyll me akte dhunë, molotovë dhe fishekzjarrë, Sali Berisha e cilësoi sot gjatë konferencës për mediat si një kryengritje paqësore.

“Protestuesit meritojnë mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh, të cilët dje me kryengritjen paqësore i zbardhën faqen Shqipërisë. Shënuan një kapitull të ri, në kryengritjen paqësore të popullit shqiptar kundër narkoregjimit të Edi Ramës”, tha Berisha.

Berisha tha me tej se Edi Rama kishte përgatitur “skenar gjakderdhjeje dhe ekzekutimi të protestuesve”.

“Të tmerruar nga urtia dhe qëndrueshmëria e protestuesit, Edi Rama kishte përgatitur skenarin e gjakderdhjes, ekzekutimin e protestuesve paqësorë në shesh. Për këtë qëllim kishte vënë në krye të banditëve me uniformë, kriminelin Sokol Bizhga. Urdhëroi sjanpër të qëllojnë tre protestues, katër më falni, katër… të cilët në mënyrë absolute nuk po kryenin asnjë veprim ndaj policëve të rendit. Goditja me plumba gome në kokë provohet në të shumtat e rasteve vdekjeprurës. Dhuna e egër e banditëve nuk kurseu as deputetë. U vërsulën me urdhër dhe goditën Bledjon Nallbatin, i cili nuk po kryente asnjë veprim”, tha më tej Berisha.

“Ky urdhëroi snajperët të qëllojnë katër protestues, të cilët në mënyrë absolute nuk po kryenin asnjë veprim ndaj policëve të rendit. Jo. Ilir Tufi, protestues i vazhdueshëm në protestat tona, po filmonte, në një kohë kur e godasin snajperët në ballë. Goditja me plumba gome në kokë provohet në të shumtën e rasteve vdekjeprurëse. Tjetër, Luan Lleshi i goditur edhe ai pa asnjë motiv. Demë Dollapi, i goditur edhe ai në kokë. Me plagë. Dhe një zonjë. Pra, janë katër protestues të plagosur, të qëlluar tre prej tyre në kokë, me qëllim eliminimin fizik të tyre”, u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Ad