Seanca e djeshme parlamentare u shoqërua me debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Siç është bërë zakon tashmë, fjalët e deputetëve të zgjedhur për të përfaqësuar popullin u shoqëruan me banalitet dhe deklarata boshe.
Dy nga deputetet më të reja të Parlamentit, nga krahu i socialistëve, Zeqine Caushi dhe Sara Mile, treguan se janë po aq të denja sa kolegët e tyre më me shumë eksperiencë kur vjen puna te gjuha banale.
Deputetja e qarkut të Elbasanit, Sara Mile, tentoi të zëvendësojë “Noc Rrokun” e Elisa Spiropalit me “p*apanicën” ditën e sotme.
Në një replikë ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, Mile u shpreh: “Po si ka mundësi që vijon të djegësh Shqipërinë prej 30 vitesh vetëm për prapanicën tënde, të familjes tënde dhe të njerëzve të tu? Nuk u lodhe duke mbrojtur atë prapanicë?”
Gjithashtu, edhe deputetja e memeve, Zeqine Caushi, nuk mbeti pas dhe i tregoi “mamasë së saj” politike, Belinda Ballukut, e cila e solli nga Roskoveci në Parlament, se është e aftë të bërtasë dhe të ofendojë në sallë.
“Kemi dy orë që dëgjojmë këtu një ish-kryeministër që jetën e tij politike e ka filluar dhe e ka përfunduar me dhunë. Fatkeqësia më e madhe e këtij kombi është prezenca jote këtu, Sali Berisha. Si nuk ke turp dhe sedër që vjen këtu dhe gënjen? Si nuk kurseve para për të paguar adoleshentë që të vijnë në protestë? Ti, doktor, je njohur me gënjeshtra”, iu drejtua Caushi Berishës./boldnews.al




