“Ditë e zezë për ju, Rama ju mori Trump-in!”/ Rakipi batuta me Lelën, shefi i komunikimit në PD: Rama mori noc rrokun!

0
0

Shefi i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ishte i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ku u diskutua për pjesëmarrjen e Edi Ramës në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes dhe retorikës që kishte ngritur opozita, se Rama do të merrej me helikopter nga amerikanët si Maduro. 

Ylli Rakipi i tha Lelës se opozita sot gjendet në “ditë të zezë” për shkak të retorikës që kishte ngritur PD dhe se “Rama u mori Trump-in”, ndërkohë që Lela tha se “Rama ka marrë Noc Rrokun”. 

Biseda në studio:  

Rakipi: Zoti Lela, erdhi dita që Edi Rama të shtrëngonte duart me Donald Trumpin. Nuk la gjë pa bërë dhe dorëzuar, dhe arriti t’ju marrë edhe Trumpin… Ditë e zezë duket për ju.

Lela: Trumpin nuk e ka marrë, noc rrokun ka marrë. A ka ndryshuar gjë në qasjen e administratën amerikane, për lufën kundër trafikut të drogës? Jo nuk ka ndryshuar.

Rakipi: këtu vjen vajza e Trump me biznesmenë dhe vrapojnë për ishullin. Pret Trump Ramën… 

Lela: A tu dhimbs pak Rama sot? Është kryeministrë që tha Trump turpi i qytetërimit. Doli dhe me Aliyev dhe me Macron, bëri atë shakanë që bëri. Tani, ky zotëri, që bën këto, e patë që ishte në pozita servilosje?

Rakipi: Dakord por e pret.

Lela: Më lër të shoh edhe pak ngjyra. A ishte i barabartë mes të barabartëve, apo në rolin e dikujt që i servilosetj.

Rakipi: Të gjithë këtë punë po bënin aty. 

Lela: Mizën nën kësulë vetëm ky e kishte.

Rakipi: Aty pjesa dërrmuese ishin diktatorë, ata kishin gjarprin jo mizën nën kësulë.

Lela: Epo ata nuk duan të jenë në BE.

Rakipi: Ky a ua mori Trumpin? Se thatë do të arrestohet. Ju vishni rrobat e Maduron çdo të hënë. Ja ku e ke.

Lela: Epo simbolikë është. Edhe ti e ke me simbolikë emisionin. Dhe na thua ne pse bëni simbolika.

Zjarr Tv Ad