Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar sot ndryshimet në kabinetin qeveritar, shkarkimet, lëvizjet nga dikasterët dhe emërimet e reja të propozuara nga kryeministri Edi Rama.
Belinda Balluku, e cila deri më tani ka shërbyer si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zv/kryeministre, është shkarkuar përfundimisht nga detyra. Ajo është tashmë nën hetim nga SPAK, teksa është kërkuar dhe arrestimi i saj.
Nga detyra është larguar përfundimisht dhe Elisa Spiropali, e emëruar në shtator ministre e Jashtme dhe Pirro Vengu, i cili mbante postin e ministrit të Mbrojtjes.
Emërime të reja janë, Ferit Hoxha si Ministër i Jashtëm, i cili deri më sot ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në BE, Enea Karakaçi në krye të ministrisë së Infrastrukturës, i cili deri më tani ka mbajtur postin e drejtorit të OSHEE, dhe Ermal Nufi si ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ndërkohë si zv/kryeministre tashmë është emëruar Albana Koçiu.




