Një votë kundër e Jozefina Topallit dhe Sali Berishës për shkarkimin e Elisa Spiropalit nga posti i ministres së Jashtme ngjalli pikëpyetje në Kuvend. Në momentin e votëbesimit të ndryshimeve në qeveri, Sali Berisha dhe o[pozita kishin zaptuar foltoren, ndërsa në votat në Kuvend, u shfaq që ai dhe topalli votuan kundër. Është vetë deputetja e PD që sqaron situatën duke thënë se ky veprim ka qenë rezultat i një lapsusi teknik dhe nuk përfaqëson qëndrimin apo vullnetin e saj politik. “Sqaroj gjithashtu se në atë moment z. Berisha ishte në foltore dhe nuk ka votuar”, thekson ajo në reagim.
“Në momentin e kaosit në Parlament, kur opozitës nuk po i jepej fjala, kam shtypur gabimisht dy butonat në sistem për të marrë fjalën. Kjo ka përkuar rastësisht me momentin e votimit për shkarkimin e një ministri. Bëhet fjalë për një lapsus teknik dhe jo për shprehje të vullnetit tim politik. Sqaroj gjithashtu se në atë moment z. Berisha ishte në foltore dhe nuk ka votuar”, thuhet në reagimin e Topallit.




