Hakerët e ‘Homeland Justice’ sulmojnë korrespondencën e Kuvendit: Jemi më pranë se ç’mendoni

0
0

Hakerët e ‘Homeland Justice’ kanë sulmuar korrespondencën e Kuvendit të Shqipërisë. Raportohet se administrata dhe deputetët, që prej mëngjesit të sotëm, nuk kanë pasur akses në kompjuterët dhe adresat e emailit.

E-mailet e tyre janë publikuar në faqen e grupit të hakerimit, Homeland Justice, në Telegram.

“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni strehuar vërtetë ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të sigurohemi që kjo turp të mbetet me ju përgjithmonë”, thuhet në faqen zyrtare të Homeland Justice në Telegram.

Raportohet se në adresat e disa prej anëtarëve të administratës së Kuvendit, në emailin zyrtar, është dërguar një email nga hakerat, i cili dyshohet se është dërguar nga një individ jo i vërtetë.

“Ju paskan dalë gjithë emailet e Parlamentit te Homeland Justice. O Parlament, me sigurinë tuaj të dështuar, bashkë me pseudo-punëtorët tuaj që punësoni kushurinj dhe bëni qoka. Shëndeti, të tjerat vihen… bravo”, shkruhet në mesazh.

Bëhet e ditur se pas këtij sulmi është mbledhur Komiteti i Sigurisë Kibernetike.

Zjarr Tv Ad