Friday, March 27, 2026
Ballina Aktualitet Flutura Açka-lidershipit të PD: Na përjashtuat dhe i dhuruat Ramës 83 mandate

Flutura Açka-lidershipit të PD: Na përjashtuat dhe i dhuruat Ramës 83 mandate

0
43

Ish-deputetja e PD-së, Flutura Açka, ka reaguar ashpër ndaj lidershipit të PD-së, të cilëve u ka kujtuar luftën e brendshme në parti dhe përjashtimin e një pjese të madhe të demokratëve, për shkak se mbështesnin Lulzim Bashën.

Postimi i plotë:

Të paktën po vini, prapë vjedhurazi, te fjalët tona!

Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë, as ajo tjetra për ndjesën ndaj nesh:

– Që na penguat

– Që na luftuat

– Që na përjashtuat!

Nuk keni as dukë, as oratori, as besnikëri, as moral, as fuqi mentale, as ide politike. Hilera po.

Ju i dhatë Edi Ramës 83 mandate më 27 korrik 2024, që t’jua kujtoj, është ajo dita që votuat të përjashtoni një shkrimtare!

Çeta Përr-Përr

Zjarr Tv Ad