Thursday, April 2, 2026
Ballina Aktualitet A ka një kërcënim iranian për Shqipërinë? Ministri i Mbrojtjes flet pas...

A ka një kërcënim iranian për Shqipërinë? Ministri i Mbrojtjes flet pas alarmit të dhënë nga Ambasada e SHBA  

0
23

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka reaguar në lidhje me paralajmërimin e dhënë një ditë më parë nga ambasada amerikane në Tiranë për sulme të mundshme nga Irani.

Për gazetarët, para se të hynte në Kuvend, Nufi u shpreh se paralajmërimi është dhënë nga të gjitha ambasadat amerikane në Evropë, jo vetëm për atë në Tiranë, në një kohë konflikti në Lindjen e Mesme.

“Nuk ka vend për shqetësim. Ambasada Amerikane ka bërë deklaratën e saj në përputhje me masat e sigurisë që kanë për qytetarët amerikanë. Vend për të pasur kujdes për sigurinë patjetër që ka, por kjo është e gjithkohshme për më tepër në një kohë kur bota ndodhet në një situatë të tillë.

Besoj se kjo kërkesa ka shkuar për të gjitha ambasadat në Evropë, për të gjithë qytetarët amerikanë në të gjithë kontinentin, jo vetëm për Shqipërinë. Ky informacion është dhënë patjetër edhe për Shqipërinë sepse kemi mbajtur një regjim ndaj një regjimi që ka cenuar interesat kombëtare shqiptare“, tha ai.

Zjarr Tv Ad