Teksa Elisa Spiropali dhe Erion Braçe kanë nisur “revoltën” nga brenda, duket se në lëvizje janë vënë edhe veteranët të PS-së.
Ish-ministri dhe socialisti i vjetër Arben Malaj duket se e ka ndarë mendjen për të kandiduar për Bashkinë e Vlorës.
Postimi i plotë:
Do të jepja gjithçka për ta nisur garën për Kryetar të Bashkisë së Vlorës bashkë me ju, me të gjitha energjitë tona pozitive, të frymëzuar nga tre shembujt e lidershipit botëror dhe përgjegjësia e lartë për t’i merituar në fund të mandatit këto vlerësime:
Së pari, si Edëin M. Lee: “Nuk ka kufi për suksesin dhe potencialin e këtij qyteti të jashtëzakonshëm, nëse e mbajmë derën e mundësive të hapur për çdo banor të SF/Vlorës.”
Së dyti, si George Christopher: “SF/Vlora ishte thellë në zemrën e tij.
Ai i shërbeu qytetit tonë me 1. efikasitet të shkëlqyer, 2. qëllim të devotshëm dhe 3. përkushtim të palodhur.”
Dhe mbi të gjitha, si modeli i integritetit, do të më inspirojë dhe bashkëshoqërojë modeli i Fiorello La Guardia, kryebashkiaku i Neë York-ut:
“Ai ishte një njeri i popullit që besonte se qeverisja e mirë:
(i) nuk është vetëm çështje
administrimi,
(ii) por çështje karakteri dhe
moraliteti.
Ai dëshmoi se
(i) politika mund të jetë një
shërbim fisnik kur
udhëhiqet nga
ndershmëria e paepur.”
Nga ky vizion i fundit duhet ta fillojmë së bashku.
Është koha “për të vrarë me votë masive”:
(i) arrogancën,
(ii) pushtetin absolut të korruptuar në mënyrë absolute dhe
(iii) babëzinë që po vret shpresat dhe ëndrrat e shqiptarëve.
Vlora nuk është një hartë kadastra e Ramës; Vlora është Mbretëresha e Mesdheut, hyjnia simbolike e pavarësisë dhe lirisë sonë kombëtare.
Vlora është dhe do të mbetet margaritari që do të shkëlqejë në shekuj si pika e bashkimit të të gjithë shqiptarëve, vëllezërve dhe motrave nga çdo cep i Shqipërisë kreshnike.
Së bashku, do të bëjmë gjithçka dhe do të shkruajmë dedikimin që dua ta meritoj bashkë me ju dhe ta lë si trashëgimi për liderët e rinj të Vlorës dhe Shqipërisë: “Ai e gjeti Vlorën pa shpresë dhe e la atë me një vizion të qartë për të ardhmen.”
Përqafime mirënjohëse!!!




