Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbledhur këtë të martë grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Komunikimi me bazën dhe ai publik kanë qenë porositë kryesore që kryeministri ka lënë gjatë mbledhjes.
Mësohet se kreu i qeverisë në mbledhjen që zgjati rreth një orë u fokusua te turi për Shqipërinë ndërsa ka lajmëruar deputetët e tij se dhe vetë Rama do zhvillojë takime në qytete të tjera të vendit.
Kryeministri u largua së bashku me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ndërsa mbledhja vijon e drejtuar nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla.




