Sunday, April 19, 2026
Ballina Aktualitet Politologu Nurellari: Berisha, Meta dhe Rama, edhe biznesmenët i ndajnë bashkë

Politologu Nurellari: Berisha, Meta dhe Rama, edhe biznesmenët i ndajnë bashkë

0
28

Politologu Adri Nurellari, në një intervistë për podkastin (PËR)SHTJELLIM të profesorit Ilir Kalemaj, u shpreh se Edi Rama është një nga prestigjatorët më të mëdhenj në botë.

Nurellari ka folur për sulmet e “Homeland Justice” ndaj institucioneve shqiptare. Rama mburret me Inteligjencën Artificiale dhe se serverat e institucioneve janë të sigurta, por në fakt hakerët iranianë, shprehet Nurellari, hyjnë e dalin në të dhënat tona.

Më tej, Nurellari bëri një deklaratë të fortë ku u shpreh se Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta, që nga viti 1991 edhe biznesmenët i ndajnë bashkë.

“Të njëjtet njerëz kontrollojnë gjithçka. Ja kemi varur ujkut mëlcitë në qafë”, thekson ai.

Ai shton se: “Elitat udhëhoqën tranzicionin por nuk i çuan reformat deri në fund”.

Më tej, Nurellai ka folur edhe për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare.

“730 mijë pensionistë dhe vetëm 750 mijë paguajnë sigurime. Skemë e dështuar, ekononi e paformalizuar. Me këtë skemë, Shqipëria nuk mbijeton gjatë.

Aziatikët po na zënë vendet e punës.

Kriza e naftës, bashkë me krizen e imobiliarëve, krizën e turizmit dhe krizën buxhetore rrezikojnë ta fundosin ekonominë”- thekson Nurellari.

Zjarr Tv Ad