Friday, April 24, 2026
Ballina Aktualitet Berisha njofton datën e protestës së radhës: Kjo do jetë më e...

Berisha njofton datën e protestës së radhës: Kjo do jetë më e fuqishmja!

0
28

Ish-kryeministri Sali Berisha ashtu sikurse dhe njoftoi në protestën e kaluar, nuk do të ndalë aksionin opozitar. Në një deklaratë për mediat, kreu i Partisë Demokratike ka njoftuar se protesta e radhës e opozitës do të jetë më 8 maj.

“Jam sot për të informuar shqiptarët se me datën 8 maj, një ditë e rëndësishme, shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi kundër kreut të organizatës kriminale dhe regjimit të tij, qeverisë së tij. Pra, kundër Edi Ramës dhe narkoministrave”, tha Berisha.

Kjo protestë e së djathtës pritet të jetë e teta. Në tubimin e mbajtur më 17 prill, Berisha akuzoi Ramën se kishte urdhëruar kryepolicin e ri Skënder Hitën që të sulmonin deputetët demokratë, ku disa prej tyre përfunduan në spital me djegie dhe në gjendje të rënduar si pasojë e gazit të hedhur ndaj tyre.

Zjarr Tv Ad