Tuesday, April 28, 2026
Ballina Aktualitet Mungoi në seancë për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale? Avokati zbulon gjendjen shëndetësore...

Mungoi në seancë për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale? Avokati zbulon gjendjen shëndetësore të Veliajt

0
22

Avokati Plarent Ndreca ka komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi kërkesën që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të mos qëndrojë në kafaz gjatë seancave gjyqësore.

Teksa foli në News24 për mungesën e tij në seancë, Ndreca theksoi se ai nuk ishte i pranishëm për shkak se nuk i lejohet të jetë krah avokatit dhe se kjo nuk ka lidhje me ndërhyrjen mjekësore që Veliaj ka kryer pak ditë më parë.

I pyetur mbi ndërhyrjen kirurgjikale të Erion Veliajt, Ndreca sqaroi se bëhet fjalë për një ndërhyrje dermatologjike.

Ndreca: Mungesa e tij nuk ka lidhje me ndërhyrjen, por prezenca e tij duhet të jetë krah avokatit të tij për të realizuar një mbrojtje efektive, dinamike, siç parashikohet nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Nuk mund të trajtohet me një kufizim që i kufizon të bëjë një mbrojtje efektive.

Është bërë e qartë edhe nga vendimmarrje të tjera se kafazi prej xhami nuk është rregull, është përjashtim, kur masat e sigurisë e imponojnë prezencën brenda kafazit prej xhami, por mesa duket, kafazi prej xhami përdoret për të diskriminuar pozicionin e barabartë referuar Kushtetutës që duhet të ketë personi nën akuzë që është i pafajshëm dhe prezumohet si i tillë.

Pyetje: Pse u operua Veliaj?

Ndreca: Ishte një ndërhyrje që lidhet me lëkurën e tij, pra një ndërhyrje që ka të bëjë me lëkurën, puçrra siç i themi ne, se nuk e di në terma mjekësorë. Nuk është e rrezikshme.

Zjarr Tv Ad