Monday, May 4, 2026
Ballina Aktualitet Aksidenti tragjik ku humbën jetën 2 fëmijë, pezullohen nga detyra 3 drejtues...

Aksidenti tragjik ku humbën jetën 2 fëmijë, pezullohen nga detyra 3 drejtues të Policisë Durrës

0
51

Pas aksidentit tepër të rëndë në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë, sot në 4 maj ka reaguar Policia e Shtetit.

Në një njoftim për mediet, policia shprehet se nisur nga rasti tragjik, është pezulluar nga puna drejtori i Policisë Vendore të Durrësit, Afrim Tafa.

Po ashtu është pezulluar zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, kryekomisar Zija Sulaj si dhe shefi i Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, kryekomisar Kreshnik Skëndo.  

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Nisur nga aksidenti shumë i rëndë i ndodhur dje, në qytetin e Durrësit, si pasojë e të cilit humbën jetën 2 të mitur dhe u dëmtua një tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita, në zbatim të Rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar nga detyra, për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave:  

-Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues Afrim Tafa;           

-Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj;  

-Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo.            

Gjithashtu, menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Policisë Rrugore për të ngritur një grup ekspertësh të cilët shkuan në vendngjarje  për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.          

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast.

Zjarr Tv Ad