Saturday, May 16, 2026
Ballina Aktualitet Moti i keq në vend! Rrëshqitjet e dheut “paralizojnë” qarkullimin në aksin...

Moti i keq në vend! Rrëshqitjet e dheut “paralizojnë” qarkullimin në aksin Librazhd-Përrenjas

0
16

Moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura shiu që kanë përfshirë vendin këtë të shtunë, ka shkaktuar probleme në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, pranë zonës së Dragostunjës, ku qarkullimi i automjeteve është bllokuar.

Si pasojë e reshjeve intensive, në disa segmente të rrugës janë regjistruar shembje masive dheu, duke krijuar radhë të gjata automjetesh në të dyja anët e aksit. Qindra mjete kanë mbetur të bllokuara, ndërsa drejtuesit po përballen me vështirësi në lëvizje.

Sipas burimeve për mediat, masivi i dheut ka rrëshqitur nga zona ku po zhvillohen punimet për Korridorin VIII. Në terren ndodhen grupet e punës, të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, në vendin e njohur si “Kthesa e Dragostunjës”, ndodhi një tjetër shembje masive dherash, e cila bllokoi për disa ditë qarkullimin dhe paralizoi lëvizjen në këtë segment rrugor.

Zjarr Tv Ad