Friday, May 22, 2026
Ballina Aktualitet Bushati flet për zgjedhjet pa kandidat përballë Berishës: Saliu i bëri gropën...

Bushati flet për zgjedhjet pa kandidat përballë Berishës: Saliu i bëri gropën partisë…

0
36

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit në MCN TV”, deklaroi se Sali Berisha, duke mos pranuar kandidat përballë vetes në zgjedhjet për kryetar në PD, i bëri gropën partisë, por ndihmoi edhe shoqërinë, pasi ekspozoi shumë persona që këto ditë flisnin për mungesën e demokracisë në PD, por jo për mungesën e demokracisë në Shqipëri. 

“Kjo qe ka bërë Berisha, i ka bërë të keqe PD-së, por i ka bërë një të mirë shoqërisë. Ky ka qenë një muaj e gjysmë, që ka nxjerrë përballë publikut të gjithë ata njerëz që në mënyrë paradoksale shqetësohen më shumë për demokracinë në PD , sesa për demokracinë në Shqipëri.

Kanë derdhur lot për demokracinë në PD, por nuk kanë bërë as 10% për zhdukjen e demokracisë në Shqipëri. Duke bërë këtë hara-kiri për partinë e vet, Berisha ka marrë në gropën e vet, ata që janë shfaqur në studio duke thënë çfarë fatkeqësie po e gjen PD. Kur vjen fjala çfarë fatkeqësie e ka gjetur Shqipërinë, nuk ulërasin me të njëjtën timbër zëri”, deklaroi Bushati.  

Zjarr Tv Ad