Monday, May 25, 2026
Ballina Aktualitet Ministri grek i Mbrojtjes, Dendias viziton sot Tiranën! Takime me Ramën e...

Ministri grek i Mbrojtjes, Dendias viziton sot Tiranën! Takime me Ramën e Nufin

0
9

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, do të vizitojë sot Tiranën ku e presin takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar. Ai do të takohet fillimisht me kryeministrin Edi Rama si dhe me homologun, Ermal Nufin.

Qëllimi kryesor i vizitës është rikthimi i negociatave me Shqipërinë për marrëveshjen e detit. Mediat greke e kanë komentuar si një shfrytëzim momenti nga Athina e Tirana lidhur me marrëdhëniet e tyre për të zgjidhur çështjen e mbetur pezull prej vitesh.

Axhenda e Dendias parashikon edhe një drekë pune në rezidencën qeveritare, ndërsa pasdite një takim edhe me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin.

Zjarr Tv Ad