Tuesday, June 2, 2026
Ballina Aktualitet Debati për Zvërnecin, Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë...

Debati për Zvërnecin, Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu

0
17

Presidenti i Komisionit Europian ndodhet sot në Tiranë, ku pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ku mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat.

Costa u shpreh se Shqipëria ka përmbushur piketat e e ndërmjetme, ndërkohë që ka bërë thirrje të përshpejtohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Javën e shkuar siç u konfirmua e pamë ecurinë e Shqipërisë dhe Shqipëria ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grup-kapitullin e parë. Pra ky është fillimi i një faze tjetër që është impenjative dhe do përqendrohet te zbatimi dhe historiku që do ketë Shqipëria. Këto reforma janë zgjedhje për të ndërtuar institucione të forta demokratike. Një sundim ligjit dhe ruajtja e gjyqësorit të pavarur dhe llogaridhënës janë themelet kryesore për anëtarësimin në BE. Ju inkurajon të përshpejtoni përpjekjet tuaja për luftën tuaj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ai.

Ndërsa nga ana tjetër, Edi Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me projektin e Zvërnecit, që ka sjellë kundërshti të shumta dhe protesta qytetare.

Ai u ‘betua’ se përsa kohë që ai të jetë kryeministër investimi në atë zonë nuk do të ndalet.

“Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu. Unë jam i hapur të diskutoj me këto që ka pretendime. Nëse pretendimi është për pronën, falë ndërhyrjes së SPAK ka rrugën e vetë dhe mund të çojë në një zgjidhje ideale për faktin se ato para mund të shkojnë për të dëmshpërblyer pronarët, ndërkohë që të tjerët janë pronarë sot dhe janë pronarë bazuar në letrat e shtetit shqiptar”, tha Rama.

Ndërsa sa i takon aksionit të SPAK, që ka sekuestruar llogaritë e kompanisë Albania Land Development, Rama e komentoi kështu:

“Kjo e SPAK ka dy pjesë, ka pjesën pozitive që i takon SPAK ka pjesën e shëmtuar që i takon zëdhënësve të vetëofruar të SPAK. Pjesa pozitive është pjesa e hetimit mbi origjinën e një pasurie. Sa kohë ky është një problem i ngritur me të drejtë apo pa të drejtë këtë nuk e dimë dhe pastaj i shumëpërfolur, aq më tepër përsa kohë kjo përfolje lidhet me një hetim të nisur sa i takon subjektit është shumë pozitive që SPAK ta hetojë origjinën e kësaj prone. Është e mirëseardhur dhe unë e nxis këtë hetim.

Pjesa e shëmtuar është ajo e zëdhënësve të vetëofruar që ndajnë gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha. Investitorët që janë edhe zotëruesit e pronës, duke ndjekur procedurat që parashikon legjislacioni shqiptar janë investitorë me një reputacion të padiskutueshëm, burimet financiare janë investiguar imtësisht nga Agjencia e Pastrimit të Parave, që vepron në koordinim me partnerët ndërkombëtare dhe kanë rezultuar totalisht legale. Kështu që kjo çështje siç është me dy pamje, duhet ndarë në dy pjesë. Investitorët janë në të drejtën e tyre. Bllokimi i transaksionit nga ana e tyre është tërësisht arbitrar dhe negativ. Ndërkohë bllokimi i kalimit të parave tek pronari për të cilat ka dyshime është një çështje në të drejtën e organit hetimor. Unë e konsideroj pozitive edhe një për një aspekt tjetër. Me këta rast investimi vazhdon me pronarët e rinj dhe të ligjshëm dhe në rast se hetimi nxjerr një tjetër origjinë prone, ata që e pretendojnë atë pronë fare mirë mund të marrin ato para dhe të gjitha palët janë të lumtura, përveç palës që ka mashtruar nëse ka mashtruar, por këtë e tregon e hetimi”.

Zjarr Tv Ad