Friday, June 5, 2026
Ballina Aktualitet E rëndë në Tiranë/ Policit të “Rrugores” i vendoset thika në fyt,...

E rëndë në Tiranë/ Policit të “Rrugores” i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

0
60

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në kryeqytet, ku një efektiv i Policisë Rrugore, në krye të detyrës pranë zonës së kthesës së Kamzës, është sulmuar nga një person. Autori, i identifikuar si Dorian Kasa, i është afruar nga pas dhe i ka vendosur një thikë në fyt.

Fatmirësisht, efektivi ka reaguar me shpejtësi, duke arritur të shmangë plagosjen dhe pa u prekur nga thika.

Dorian Kasa është shoqëruar në ambientet e policisë, ku nuk ka treguar bashkëpunim dhe nuk ka dhënë arsye për veprimin e tij por dyshohet se mund të ketë probleme të shëndetit mendor.

Zjarr Tv Ad