Departamenti Amerikan i Shtetit i ka hequr “non gratën” kryedemokratit Sali Berisha.
Mësohet se ky vendim i është komunikuar Berishës përmes një telefonate nga e Ngarkuara me Punë në vend, Nancy VanHorn.
Teksa ne presim një deklaratë zyrtare nga Berisha, ai është pritur me duatrokitje në sallën e Kuvendit.
Ky sanksion ndaj Berishës dhe familjarëve të tij ishtë vënë më 19 maj të vitit 2021. Asokohe, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e komunikoi ‘non gratën’ duke argumentuar se Berisha ishte përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike.




