Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në mbledhjen e zhvilluar më 13 qershor 2026. Sipas vendimit të sotëm çmimi i naftës është ulur në 183 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 171 lekë për litër.
Për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është vendosur jo më shumë se 170 lekë për litër, ndërsa ai i shumicës jo më shumë se 158 lekë për litër.
Vendimi hyn në fuqi sot, në orën 14:00, dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës, ku pritet të shqyrtohen ndryshimet e mundshme në varësi të lëvizjeve të tregut ndërkombëtar të energjisë dhe naftës.
Njoftim për Shtyp
Bordi i Transparencës në datë 13 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 183 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 171 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 170 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 158 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 13 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.




