Saturday, June 13, 2026
Ballina Aktualitet Mbahet sot protesta e 14-të kundër qeverisë, mijëra qytetarët vijojnë kërkesën për...

Mbahet sot protesta e 14-të kundër qeverisë, mijëra qytetarët vijojnë kërkesën për largimin e kryeministrit

0
9

Mbahet sot protesta e 14-të kundër qeverisë, ndërsa në qendër të kërkesave të qytetarëve vijon të mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Pas tubimit të zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet,  organizatorët kanë njoftuar një tjetër protestë që do të zhvillohet si çdo ditë, edhe sot në orën 18:00.

Qytetarët që kanë marrë përsipër organizimin e protestës u kanë bërë thirrje shqiptarëve nga të gjitha zonat e vendit, por edhe atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë, të solidarizohen dhe t’i bashkohen tubimit në sheshin “Skënderbej” dhe më pas para zyrës së kryeministrit.

Mes thirrjeve që dëgjohen më shpesh në protestat e fundit janë “Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”.

Zjarr Tv Ad