Në një proces burokratik në hapjen e tre kapitujve me BE-në, kryeminstri Rama nuk e la momentin t’i ikte për të bërë qoftë edhe një video me Marta Kos, komisioneren për zgjerim të BE-së.
Nuk kishte si të mos trajtonte çështjen që zien më shumë, duke e kthyer një vend të vogël si Shqipëria në agjendën kryesore të mediave botërore, e veçanërisht një zone të harruar si Zvërneci.
“Do të bëjmë një projekt që do të jetë krenari për Shqipërinë dhe Europën. Kjo është ambicia ime”, u shpreh kryeministri.
E thënë hapur si: “ambicia ime”, kryeministri Rama po zhvendos çështjen Zvërneci edhe në Bruksel, imazhi i të cilës për atë pjesë europiane që nuk sheh me syzet e Kos është ai burrë që zvarritej në tokë nga rojet private në sytë e Policisë së Shtetit dhe protesta e qytetarëve shqiptarë që vijon çdo ditë me moton e vetme: “Rama jepe dorëheqjen”
Ndërsa premton se do të vijojë projektin që do bëjë “krenar” edhe europën, kreu i qeverisë u mjaftua me qëndrimet e Kos, që në këto ditë të vështira të kreut të qeverisë sonë nuk ka hezituar që t’i japë edhe një dorë mbështetëse.
Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, tha se mbrojtja e mjedisit mbetet një nga kapitujt më të rëndësishëm të negociatave me Shqipërinë. Ajo theksoi se Brukseli pret respektimin e plotë të legjislacionit europian. Sipas saj, Komisioni Europian dhe qeveria shqiptare kanë rënë dakord që ligji për Investimet Strategjike të shfuqizohet, ndërsa ligji për Zonat e Mbrojtura të rishikohet dhe të harmonizohet me standardet e BE-së.
Edhe Rama konfirmoi se ligji për Investimet Strategjike do të zëvendësohet me një ligj të ri, pasi, sipas tij, e ka përmbushur misionin e vet. Ndërsa për ligjin e Zonave të Mbrojtura, ai sqaroi se nuk do të shfuqizohet, por do të pësojë ndryshime për t’u përafruar plotësisht me kërkesat europiane.
Me parimin që të hajë nga të dyja anët, kryeministri tentoi edhe një herë që të shpërdajë hi poropagandistik në Bruksel, por deri më tani ka zënë vetëm sytë e Martës, e cila tetoi të tundej edhe një herë para një kryetari qeverie që qyteratë e tij i tërheq zvarrë në emër të zhvillimit dhe abicies personale sikurse e cilësoi projektin për Zvërnecin./boldnews.al






