Qytetarë protestues do të mblidhen mesditën e kësaj të hëne, përpara godinës së Kuvendit, në të njëjtën ditë kur pritet të zhvillohet seanca plenare, e cila është parashikuar të nisë në orën 12:00.
Sipas organizatorëve, protesta synon të shprehë pakënaqësinë ndaj mënyrës se si, sipas tyre, deputetët përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Me pankarta dhe thirrje si “Deputetët nuk na përfaqësojnë”, protestuesit kërkojnë përmbysjen e kastës së vjetër politike.
Pas tubimit para Kuvendit, qytetarët pritet të mblidhen sërish në orën 19:00 përpara Kryeministrisë, ku prej ditësh vijojnë protestat. Gjatë tubimeve, ata kanë artikuluar një sërë kërkesash, mes të cilave dorëheqjen e Edi Ramës, hetime nga SPAK ndaj zyrtarëve përgjegjës për abuzime, si dhe ndëshkime të drejtësisë ndaj figurave të larta politike.
Në protestë janë dëgjuar edhe thirrje si: “Poshtë patronazhistët”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Parlament analfabet”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Arrestoni Ramën”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Shqipëri e r






