Një stuhi e fortë përfshiu mbrëmjen e së martës qytetet në jugore të Shqipërisë duke shkaktuar dëme materiale dhe probleme në furnizimin me energji elektrike.
Erërat e forta, të shoqëruara me vetëtima intensive, krijuan situatë të vështirë në disa zona të qytetit. Si pasojë e motit të keq, një pjesë e Sarandës mbeti pa energji elektrike.
Stuhia shkaktoi gjithashtu dëmtime në automjete, ndërsa era e fortë dëmtoi çadra, tavolina dhe struktura të jashtme të disa lokaleve dhe bareve përgjatë vijës bregdetare.
Situata ka qenë problematike edhe në Vlorë, Gjirokastër, Himarë e Ksamil, me erë të fortë, shtrëngata dhe reshje intensive.
Fatkeqësisht, siç kemi mësuar deri më tani, një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka humbur jetën gjatë ndërhyrjeve në Himarë për rikthimin e energjisë elektrike.






