Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht në Roskovec.
Një 35-vjeçar ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin, ka plagosur ish-vjehrrën dhe më pas ka rrëmbyer ish-bashkëshorten e tij.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe është vënë në ndjekje të autorit të krimit.
“Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut”, thuhet në njoftimin e bluve.






