Monday, August 31, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Braçe kërkon primare në PS për kandidatin e bashkisë së Tiranës, Manastirliu...

Braçe kërkon primare në PS për kandidatin e bashkisë së Tiranës, Manastirliu nis fushatën

0
20

Ogerta Manastirliu ka rinisur angazhimin në terren në Tiranë, duke dhënë një sinjal të qartë se ajo mbetet zgjedhja e Ramës për drejtimin e kryeqytetit.

Manastirliu e ka nisur këtë aksion me takime me banorët, ndërsa sot është ndalur në një familje në Tiranë.

“Për punët e kryera dhe për disa kërkesa të drejta që i dëgjova, për t’u rikthyer së shpejti me përgjigje”, shkroi ajo.

Rikthimi i saj në terren vjen në një kohë kur brenda PS Erjon Braçe ka bërë publike ambicien për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, duke kërkuar edhe zhvillimin e primareve për përzgjedhjen e kandidatit.

Postimi i Manasterliut

Me dibranë të Tiranës, që e dinë mirë ç’do të thotë dera e hapur dhe mikpritja.

Në familjen Nurçe, për të biseduar nga afër, për familjen, lagjen dhe përditshmërinë e tyre.

Për punët e kryera dhe për disa kërkesa të drejta që i dëgjova, për t’u rikthyer së shpejti me përgjigje

Zjarr Tv Ad