Monday, August 31, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Nën hetim nga SPAK për dosjen “Balluku”, paraqitet në SPAK Igli Tare

Nën hetim nga SPAK për dosjen “Balluku”, paraqitet në SPAK Igli Tare

0
18

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Tare është nën hetim nga prokurorët e posaçëm për “pastrim parash”.

Paraqitja e ish-futbollistit në SPAK vjen pas marrjes në pyetje më herët të vëllait të tij, Agron Tares, i cili është thirrur nga prokurorët e posaçëm në kuadër të të njëjtit hetim.

Hetimet janë pjesë e dosjes që lidhet me Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministre dhe ish-ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku prokurorët po hetojnë veprime dhe marrëdhënie financiare të disa personave të përfshirë në çështje.

Zjarr Tv Ad