Ambasadorja e re e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa dorëzon sot kredencialet tek Presidenti Bajram Begaj ne ceremoninë që është parashikuar paradite.
Diplomatja portugeze do të zëvendësoje italianin Silvio Gonzato. Më herët Moreira ka shërbyer si Drejtuese e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali.
Ndër të tjera ajo ka mbajtur edhe detyrën e Ambasadores së BE-së në Kepin e Gjelbër.






