Thursday, September 3, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Rama: Nëse qeveria s’i duket mirë qytetarit, do të përmirësojmë veten jo...

Rama: Nëse qeveria s’i duket mirë qytetarit, do të përmirësojmë veten jo pasqyrën

0
14

Kryeministri Edi Rama bëri me dije krijimin e “Flamingo Mirror”, një komponent i nismës “Pasqyrë Albania”, që sipas tij do t’u mundësojë qytetarëve akses të drejtpërdrejtë në dokumente dhe informacione lidhur me çështje të caktuara publike.

Rama tha se tema e Sazanit dhe Nartë-Pishë Poros do të jetë ndër çështjet e para që do të pasqyrohen në këtë platformë.

Shfaqja e parë e pasqyrës që do jetë e disponueshme për të gjithë do jetë një komponent, Flamingo Mirror, Pasqyra e Flamingos, ku do ekspozohen nga A-ja te ZH-ja… ku tema e Sazanit dhe e Nartë-Pishë Poros, do të jetë e gjitha e ekspozuar me dokumentet përkatës, me të dhënat e procesverbaleve, me statusin e negociatave, referencat ligjore për të gjitha pikat e ngritura si problem, dhe ajo do të pasurohet hap pas hapi me projektin, studimin mjedisor, me gjithçka. Cilido qoftë, në shqip apo anglisht, mund të futet aty dhe të gjejë gjithçka që lidhet me temën. Flamino Mirror është pasqyrë aktive, që do të thotë është aty e gjallë për t’u përgjigjur pyetjeve. Nëse ka diçka që nuk gjendet aty, Flamino Mirror ose do ta plotësojë ose do japë përgjigje përse nuk gjendet aty”.

Ndër të tjera kreu i qeverisë theksoi se: “Nëse qeveria s’i duket mirë qytetarit në pasqyrë duhet të përballet me sfidën për të përmirësuar pamjen e vet, jo pasqyrën”.

Zjarr Tv Ad