Monday, September 14, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Pas arrestimeve për abuzim me fondet, ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i...

Pas arrestimeve për abuzim me fondet, ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i Postës Shqiptare në Durrës

0
13

Alban Xhelili, ish-deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit është emëruar në krye të filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Ai pritet të prezantohet zyrtarisht para stafit në Durrës. Ky emërim vjen në një moment delikat dhe plot sfida për këtë filial.

Marrja e postit të drejtorit të filialit nga ana e Xhelilit vjen pas një periudhe të trazuar për këtë institucion. Filiali i Postës në Durrës u përfshi së fundmi nga një skandal financiar, ku dy ish-drejtuesett e filialit dhe financës u ndaluan nën akuzat për abuzim dhe vjedhje të fondeve.

Emërimi i tij shihet si një lëvizje për të rikthyer normalitetin, kontrollin financiar dhe besimin e qytetarëve tek shërbimet postare në Durrës, Shijak dhe Krujë.

Zjarr Tv Ad