Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën që kundërshton rregulloren e brendshme të GJKKO-së e konsideruar gjerësisht si censuruese ndaj medias dhe gazetarëve.
AGSH kërkon fillimisht pezullimin e rregullores dhe më pas shfuqizimin e saj si të papajtueshme me kushtetutën për pjesën që i takon medias dhe gazetarëve.
“Kemi paraqitur kërkesën për të pezulluar rregulloren e GJKKO, dhe më pas për ta shpallur atë antikushtetuese. Jemi të bindur që ajo rregullore cenon lirën e medias dhe të drejtën e gazetarëve për ti përcjellë publikut atë çfarë ndodh brenda GJKKO. Rregullore censuruese ndaj mediave. Shpreh zhgënjimin ndaj GJKKO, ku pavarësisht thirrjeve tona për një dialog, tryezë diskutimi, GJKKO nuk ka marrë mundimin të kontaktoje gazetarët ose të krijojë ura komunikimi që kjo rregullore të bëhet më e mirë për lirinë e shprehjes.
Ankimi duhet bazuar në kushtetutën e republikës. Pika kryesore që kemi ngritur është prekja e lirisë së shprehjes dhe të drejtës së informimit, janë dy nga shtyllat kryesore të demokracisë. Ne kemi saktësuar në padinë prej 127 faqëshe të gjitha shqetësimet tona, përfshirë aksesin në drejtësi të medias dhe qytetarëve. formularët për të aksesuar një grup ËhatsApp janë absurde dhe të pakuptimta. Është në dorën e 8 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për të vendosur nëse ka shkelje kushtetuese dhe deri ku shkon”, tha Isa Myzyraj, kreu i AGSH.
Rregullorja e GJKKO-së ka hyrë në fuqi me 1 shtator ndërsa ajo u publikua në fund të muajit korrik, kur institucionet kishin nisur tanimë pushimet verore.Gazetarët, organizatat e mediave brenda dhe jashtë vendit e kundërshtuan atë ndërsa i bënë fillimisht thirrje GJKKO-së që të shtyjë hyrjen në fuqi dhe që paraprakisht të bëhen konsultime me gazetarët! Por me 1 shtator GJKKO i shpërfilli të gjithë brenda dhe jashtë vendit, kur njoftoi hyrjen në fuqi të rregullores, ndërsa një ditë më parë mbylli dhe grupin në Ëhatsapp, me te gjithë gazetarët, ku shpërndaheshin njoftimet zyrtare të kësaj gjykate. Një grup i ri është njoftuar s do të hapet, por vetëm me gazetarët e akredituar.
Përmes rregullores së re GJKKO ndalon praninë e gazetarëve në seanca gjyqësore me celularët e tyre, një mjet i domosdoshëm për komunikime në kohë reale me redaksitë e tyre. Praktikisht gazetarët kufizohen të mbajnë shënim vetëm me laps e letër. Atyre nuk u lejohet as rregjistrimi audio i seancës, ndërsa vetë Gjykata refuzon t’ua japë. Prania e kamerave thuajse përjashtohet, në kundërshtim të hapur dhe me një udhëzim të posaçëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor.






