Tuesday, September 22, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Apeli i Posaçëm le në fuqi masën “arrest në burg” ndaj Ergys...

Apeli i Posaçëm le në fuqi masën “arrest në burg” ndaj Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut

0
9

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” ndaj Ergys Agasit. E pandryshuar u la edhe masa “arrest në burg” ndaj Ulian Shpatarakut.

Ergys Agasi u arrestua fund të gushtit në Durrës pas më shumë se 8 muajsh në arrati. Ai akuzohet se në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë të dosjes AKSHI kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal.

Agasi po hetohet për disa vepra penale, përfshirë grup të strukturuar kriminal, korrupsion aktiv, pastrim parash, konkurrencë të paligjshme, heqje e paligjshme e lirisë dhe shkelje të barazisë në tendera.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues
monokratik të përbërë nga gjyqtar z. Florjan Kalaja, sot më datë 22.09.2026, disponoi për
çështjen penale nr. 43 akti, datë 17.09.2026 regjistrimi, mbi ankimin e
personit nën hetim/ankues E.A, në lëndë të masave të
sigurimit, si vijon:
– Miratimin e vendimit nr. 62, datë 28.08.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
– Në bazë dhe për zbatimin të nenit 103 të K.Pr.Penale ndalohet publikimi i vendimit deri në mbylljen e hetimeve paraprake.
– Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
U shpall në Tiranë, më datë 22.09.2026. 

Zjarr Tv Ad