Friday, September 25, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Bledi Çuçi dhe bashkëshortja përplasen me protestuesit, gjeste të turpshme në mes...

Bledi Çuçi dhe bashkëshortja përplasen me protestuesit, gjeste të turpshme në mes të kafenesë

0
11

Një situatë e paprecedentë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në një kafene në Tiranë.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjet, një grup protestuesish, kanë ndaluar para kafenesë ku ishin ulur ish-ministri Bledi Çuçi me bashkëshorten e tij, Delina Fico, ndërsa kanë bërë thirrje “Çuçi burg”, “Rama burg”.

Çuçi fillimisht nuk ka reaguar, ndërsa e shoqja e tij ka nisur të flakë në drejtim të protestuesve shishe, lugë dhe sende të tjera që ka pasur mbi tavolinë.

Pas kësaj, ka reaguar edhe Çuçi, duke treguar gishtin e mesit dhe duke bërë gjeste të tjera të turpshme drejt protestuesve, vajzës që i filmonte.

Po me gjeste të turpshme ka reaguar edhe Fico, ndërsa dëgjohet edhe duke debatuar verbalisht me protestuesen.

Zjarr Tv Ad