Thursday, October 8, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Protesta para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me forcat e policisë

Protesta para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me forcat e policisë

0
9

Tensione janë shënuar para godinës së Kuvendit, ku po zhvillohet protesta e opozitës, por edhe e qytetarëve kundër Reformës Administrativo-Territoriale. Mes protestuesve është edhe kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, i cili është përfshirë në një përplasje me efektivët e policisë.

Protestuesit kundërshtojnë ndryshimet e propozuara për ndarjen e re administrativo-territoriale, ndërsa efektivët e policisë u kanë kërkuar të largohen nga rruga dhe të mos pengojnë qarkullimin. Në rendin e ditës së Kuvendit është edhe projektligji për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore, që ka shkaktuar kundërshtime të forta nga opozita dhe përfaqësues të disa njësive vendore.

Zjarr Tv Ad