Monday, October 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Kolegu e shtyhu në ashensor, ndërron jetë kamerieri 16-vjeçar në Fushë-Krujë

Kolegu e shtyhu në ashensor, ndërron jetë kamerieri 16-vjeçar në Fushë-Krujë

0
14

Dy persona janë arrestuar në lidhje me vdekjen e një 16-vjeçari në një restorant në Arrameras të Fushë-Krujës, ku i mituri punonte si kamerier.

Në pranga kanë rënë një 26-vjeçar, me inicialet E. S., kamerier në lokal, dhe pronari i restorantit, 62-vjeçari A. V.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri ndodhej në ashensor për të zbritur në katin e parë të restorantit, kur një shaka mes tij dhe një kamarieri tjetër përfundoi në tragjedi.

Enes Isaku dhe kolegu i tij, 26 vjeç Endri Stafuka, po bënin shaka me njëri-tjetrin në momentin kur 16-vjeçari hyri në ashensor për të zbritur në katin e parë të lokalit. Gjatë këtij momenti, kamarieri tjetër dyshohet se e ka shtyrë me duar dhe ka shtypur butonin e ashensorit, me qëllim që kolegu i tij të zbriste poshtë.

Por situata mori një kthesë tragjike. Në atë moment, ashensori pësoi shkëputje dhe 16-vjeçari u përplas me kokë në pllaka, duke humbur jetën.

NJOFTIMI:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;

-A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad